Zgjidhje Konfliktesh
Ndërmjetësimi është një proces joformal dhe konfidencial i zgjidhjes së konfliktit, në të cilin një palë e tretë e paanshme ndihmon dy ose më shumë pjesëmarrës të kuptojnë më mirë çështjet, interesat dhe nevojat e tyre dhe t’i fuqizojë ata për të kapërcyer dallimet e tyre nëpërmjet një marrëveshjeje vullnetare. Karakteristikat kryesore të ndërmjetësimit janë:
Paanshmëria: Ndërmjetësuesit nuk kanë asnjë interes në këtë çështje. Ata nuk marrin një vendim apo mbrojnë asnjërin nga pjesëmarrësit. Ata i ndihmojnë pjesëmarrësit të komunikojnë në mënyrë efektive dhe të marrin vendime se si ta zgjidhin çështjen.
Konfidencialiteti: Ndërmjetësimi është rreptësisht konfidencial, si për ndërmjetësuesin ashtu edhe për pjesëmarrësit.
Informaliteti: Procesi i ndërmjetësimit është projektuar të jetë fleksibël dhe i përshtatshëm për përdoruesit.
Marrëveshja vullnetare: Pjesëmarrësit kanë kontrollin përfundimtar dhe fuqinë vendimmarrëse mbi rezultatin e ndërmjetësimit.