Parimet tona

Kompania jonë vazhdon të operojë dhe të lulëzojë nën udhëheqjen disavjeçare të partnerit themelues, Bledar Meminaj, i cili ka ndërtuar një zyrë avokatësh dhe profesionistësh ligjorë me përvojë dhe të përkushtuar që kanë të përbashkët standardet e larta, kërkesën për përsosmëri dhe këmbënguljen për të arritur rezultatet më të mira për klientët.

 

Fokusi ynë jeni ju

”Klientët tanë janë prioriteti ynë” ka qenë misioni ynë që nga dita e parë. Kultura jonë është e përqendruar në përkushtimin ndaj problematikave të klientëve si dhe në zhvillimin e strategjive ligjore për të avancuar çështjen e tyre.

Reputacioni

Jemi të njohur si një institucion i mbrojtjes së interesave të qytetarëve në të gjithë territorin e Shqipërisë duke përdorur ligjin dhe të drejtën në dobinë tonë. Ne kapërcejmë çdo pengesë që bllokon aksesin e klientëve tanë në një vendim të drejtë.