Ceshtje Penale
Ceshtje Penale
Studio ParmaLaw Regulatory ALBANIA është maksimalisht e fokusuar në mbrojtjen ligjore
dhe respektimin e të gjithë të drejtave të klientëve tanë.
Disa nga shërbimet që ofrohen nga studioja jonë në të drejtën penale janë:
- Konsulencë dhe asistencë ligjore gjatë procesit penal duke filluar që nga momentet e para të ndjekjes penale, ndalimit, arrestimit,gjatë fazës së marrjes në pyetje
- Njoftimit të akuzës së të pandehurit si dhe gjatë gjykimit të çështjes në gjykatë deri në daljen e vendimit përfundimtar.
- Konsulencë ligjore dhe përfaqësim të klientëve përpara organeve hetimore
- Përpara Prokurorisë, si dhe përpara Gjykatës Në të gjitha statuset e mundshme që mund të përballen klientët tanë si: person nën hetim, person që i atribuohet vepra penale, si i pandehur, si i dënuar, apo si i dëmtuar nga vepra penale.
- Përfaqësim dhe mbrojtje të të drejtave të personave të ndaluar gjatë fazës së vendosjes së masave të sigurimit
- Vleftësim arresti, ndalimi, ankim ndaj masave të sigurimit,
- Paraqitje kërkesash për zëvendësim ose revokim mase sigurimi.
- Përfaqësim gjatë hetimeve paraprake, përpilim kërkesash fillestare, akte juridike, memorie, në lidhje me mbrojtjen ligjore përpara organit të akuzës.
- Konsulencë dhe ankimim të vendimeve të ndërmjetme që merr organi i akuzës
- Pjesëmarrje në zhvillimin e procedurës hetimore nga ky organ duke kërkuar kopje të provave apo duke paraqitur prova në favor të personave të ndaluar që shërbejnë për marrjen e vendimit nga organi i akuzës.
- Konsulencë ligjore dhe përfaqësim gjyqësor duke marrë në mbrojtje klientët tanë gjatë zhvillimit të procesit penal
- Duke i mbrojtur dhe përfaqësuar në të gjitha shkallët e gjykimit.
- Konsulencë ligjore në nënshkrimin e akteve juridike, kërkesa, memorie, prapësime, rekurse dhe kërkesa për rishikim vendimi penal të formës së prerë
- Përfaqësim në Gjykatën e Lartë.
- Ankime kundër vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe përfaqësim gjyqësor në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese Për çështje që lidhen me respektimin e procesit të rregullt ligjor dhe me paligjshmërinë e vendimeve të dënimit të dhënë në disfavor të klientëve.
- Konsulencë në hartimin e të gjitha llojeve të kërkesave
- Ankimeve dhe rekurseve që lidhen me fazën e ekzekutimit të vendimit të dalë nga gjykata kompetente
- Në mbrojtje të interesave të klientit.
- Asistencë ligjore dhe përfaqësim në çështjet që lidhen me kërkesat për falje, ulje dënimi, lirim me kusht, pezullim të ekzekutimit të dënimit dhe vënien në provë
- Parashkrim të ekzekutimit të dënimit, kompensim për dënim të padrejtë, etj.
- Asistencë ligjore në proceset që lidhen me procedurat e ekstradimit dhe transferimit të të dënuarve me shtetësi shqiptare apo të huaj
- Njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale të huaja në Republikën e Shqipërisë
- Hartimin e kërkesave për kompensimin e burgimit të padrejtë dhe përfaqësimin e tyre në procesin gjyqësor për këtë çështje.
Ceshtje Penale