Ceshtje familjare
Avokat per ceshtje familjare
Studio PharmaLaw Regulatory Albania ofron asistencë dhe konsulencë ligjore në procedurat që duhen ndjekur për zgjidhjen e martesës, përgatitjen e kontratave që rregullojnë regjimin pasuror martesor, përcaktimin e përgjegjësisë prindërore, kujdestarisë, etj. Ne ofrojmë konsulencë ligjore dhe përfaqësim përpara të gjitha gjykatave në të gjitha shkallët e gjykimit, në përpilimin e akt-marrëveshjeve për zgjidhjen me mirëkuptim të martesës apo çështje të tjera familjare që kanë të bëjnë me: Zgjidhje martese dhe përfaqësim përpara organeve gjyqësore.
- Ndjekjen e procedurave mbi shpalljen e pavlefshmërisë relative ose absolute të martesës.
- Ndarjen e pasurisë së përbashkët, pjesëtim pasurie.
- Përgjegjësia prindërore, kundërshtim atësie, amësie të fëmijëve.
- Caktim detyrimi ushqimor, kundërshtimi i tij apo ndryshimi i masës së pensionit ushqimor.
- Caktimi i kujdestarit (familjar ose jo), te drejtat dhe detyrimet qe rrjedhin për ketë të fundit.
- Si dhe çdo problem tjetër që ka lidhje me ceshtje familjare.