Ceshtje Civile
Ceshtje Civile
Studio PharmaLaw Regulatory Albania ofron
1-Mbrojtja e të drejtës së pronësisë, me anë të:
- Padi për kërkimin e sendit nga poseduesit e paligjshëm;
- Padi për pushimin e cënimit të pronësisë dhe mos përsëritjen në të ardhmen;
- Padi për fitimin e sendit me anë të trashëgimisë ligjore/testamentare;
- Padi për pjestimin e pasurisë në bashkëpronësi;
- Padi për fitimin e pronësisë me parashkrim fitues;
- Padi për përmbushje të detyrimeve kontraktore;
Ceshtje Civile
- Titujt Ekzekutiv:
Vendimet e formës së prerë të gjykatës, nëse nuk ekzekutohen vullnetarisht, ekzekutimi bëhet nëpërmjet përmbaruesit gjyqësor;
Përveç vendimeve të formës së prerë, janë tituj ekzekutiv edhe faturat tatimore, Deklaratat noteriale për borxhet dhe detyrimet e pashlyera etj, për të cilat kërkohet lëshimi I Urdhërit të Ekzekutimit nga Gjykata; Vini Re! Praktika gjyqësore evidenton se deklarata noteriale për tu cilësuar si titull ekzekutiv duhet të përbëjë një veprim juridik të njëanshëm të palës debitore, ku ai pranon ekzistencën e një detyrimi ndaj palës kreditore në mënyrë abstrakte dhe të lirë, të pakushtëzuar nga prania e vullnetit i shfaqur nga kreditori!