Ceshtje Tregtare
Studio ofron konsulencë dhe asistencë juridike për shoqëritë tregtare, në formën ligjore të ushtrimit të veprimtarisë tregtare, në hartimin e dokumentacionit të nevojshëm që ka të bëjë me:
Themelimin e shoqërive tregtare, përgatitjen e akteve të themelimit, regjistrimin pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe pranë organeve të tjera të administratës shtetërore.Hartim statutesh dhe akte themelimi për shoqeritë tregtare.
Administrimin e shoqërive tregtare, ndryshimet statutore, marrëdhëniet midis ortakëve, shitblerje të aksioneve dhe kuotave të shoqërisë, për mënyrën dhe formën ligjore të rritjes apo zvogëlimit të kapitalit themeltar të shoqërive tregtare, etj.
Ndryshimin e formës ligjore të shoqërive nëpërmjet; bashkimit, shëndrrimit dhe likujdimit.Marrëdhëniet e shoqërisë tregtare me palët e treta.
Përfaqësim në gjyq të shoqërive tregtare për çështje civile dhe administrative, si dhe përpara të gjitha organeve administrative apo institucioneve të ndryshme.