Blog

Çfarë parashikon Kodi Penal për aksidentet rrugore?

Për shkak të numrit të lartë të aksidenteve rrugore, në Republikën e Shqipërisë kohët e fundit janë ashpërsuar masat ligjore lidhur me aksidentet rrugore. Në rastin më ekstrem të aksidentit kur ai ka sjellë pasoja të rënda, burgimi për shkaktarin e tij shkon deri në 20 vite burgim. Kjo është një masë shtrënguese tepër e lartë në krahasim me rajonin. Kjo bëhet pikërisht për shkaqet e cituara më sipër. Më poshtë po citojmë nenin 290 dhe 291 te Kodit Penal.

Neni 290, Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor:
“Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e lehtë të disa personave, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e rëndë të një personi, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen e një personi, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet. Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet.”

Neni 291, Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt:
“Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara në gjendje të dehur, nën efektin e lëndëve narkotike apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë dënohet me burgim nga dhjetë ditë deri në tre vjet. Gjykata mund të vendosë zëvendësimin e dënimit me burgim me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit.”

Gjithçka që duhet të dini për ekspulsin dhe heqjen e tij

Në cilat raste mund të marrësh ekspuls?

Një ndër problemet kryesore që emigrantët shqiptarë mundohen ende të zgjidhinështë “ekspulsi” (deportimi). Nëse keni marrë një deportim për çështje azili ose keni tejkaluar kohën e qëndrimit të lejuar, mundësia e marrjes së një ndalimi (ekspulsion) është 100%. Në këto raste oficeri i emigracionit ose ai në pikën kufitare nuk ju njofton për marrjen e ekspulsit.

Duke mos qenë në dijeni, shumë qytetarë udhëtojnë jashtë dhe si pasojë informohen në pikën kufitare të një shteti të BE-së për ekspulsin e tyre. Përkeqësimi i situatës ndodh në momentin që aty u vendoset edhe një vulë tjetër që përkthehet në një ndalim të dytë.

Nëse keni probleme me hyrjen në një shtetet Evropian ose keni nevojë për informacion rreth situatës tuaj në SIS (Schengen Information System Business) dhe doni t’ju hiqen pengesat për lëvizjen tuaj për jashtë vendit, ne mund t’ju ndihmojmë.

 

Sa kohë vonon heqja e ekspulsit?

Procedurat që ndërmarrim ne në emrin tuaj për fshirjen e të dhënave personale nga Sistemi Evropian ndërkufitar si pasojë e një ndalimi në zonën Schengen ka specifikat e veta. Kjo sepse çdo vend i BE-se krahas marrëveshjes së Schengen-it në radhë të parë zbaton ligjin e vet kombëtar dhe formalitetet janë të ndryshme. Gjithashtu, edhe organet kompetente për shqyrtimet e kërkesave mund të kthejnë përgjigje me vonesë.

 

Si mund të hiqet ekspulsi?

Në rastet kur ekspulsi është vënë për arsye dokumentesh, ja si mund të veprojmë për ta hequr:
Pasi të ketë mbaruar afati i dënimit duhet të paraqiteni pranë zyrave tona për të filluar procedurat ligjore për heqjen e emrit tuaj nga lista e personave të padëshiruar në SIS. E rëndësishme është që të mos keni pasur probleme të tjera me shtetet e zonës Schengen.

Por mundet që heqja e “ekspulsit” të kërkohet edhe pasi të ketë kaluar vetëm një vit apo të ketë kaluar mbi 2/3 e dënimit, për arsye familjare apo arsye të tjera bindëse. Ne do të merremi me procedurat dhe do të bëjmë kërkesën zyrtare në emrin tuaj për heqjen e dënimit dhe brenda një afati kohor të caktuar ligjor do të marrim një përgjigje zyrtare nga autoritetet përkatëse.

Çdo dokument që mund të disponojë i dëbuari është shumë i nevojshëm për t’i krijuar lehtësira situatës. Të gjitha dokumentet duhet të jenë me vulën apostile dhe të përkthyera në gjuhën e shtetit që ka vendosur ndalimin. Procedurat e nevojshme do të merren përsipër nga studioja jonë. Avokati bashkëpunon me shtetet përkatëse për çdo detaj dhe për të arritur qëllimin e heqjes së dënimit dhe më pas fshirjen e emrit tuaj nga lista kombëtare e personave të padëshirueshëm.

Llojet e ekspulseve

Ekzistojnë dy lloj ekspulsesh, pra dy janë arsyet për të cilat vendoset deportimi i një
shtetasi të huaj:

  • Dëbimet Administrative
  • Dëbimet Gjyqësore
  1. Dëbimi administrativ
    Një individ mund të dënohet me “Dëbim Administrativ” në rast se ndalohet në një shtet të huaj pa dokumente qëndrimi. Nëse nuk jeni në mënyrë të ligjshme në një shtet të caktuar, atëherë mund të dënoheni me “ekspuls”. Dënimi zgjat zakonisht deri në 5 (pesë) vjet, duke mos ju lejuar që të hyni dhe të jetoni në shtetin përkatës apo dhe në të gjithë zonën Schengen.
  2. Dëbimi gjyqësor
    Në rastet kur personi është dënuar me burg, pasi të ketë përfunduar dënimin, shteti ka të drejtë të vendosi kundër tij edhe masën e dëbimit. Kjo ndodh në të gjitha rastet kur dikush ka vepruar kundër ligjeve të shtetit dhe dënimi që jepet shkon deri në 10 (dhjetë) vjet. Pasi të kenë kaluar 3 (tre) vjet nga momenti që keni mbaruar dënimin, ju mund të kontaktoni me avokatin dhe ai merret me procedurat e marrjes së informacioneve dhe më pas të heqjes së tij.

 

Dëmshpërblimet për aksidentet rrugore: Përse duhet të merrni një avokat?

Vetëm kur jemi pjesë e një aksidenti ne fillojmë të mendojmë rreth tij dhe problematikave që mund të hasim me siguracionin e makinës. Ju e siguroni makinën me idenë se një ditë ai do të vlejë dhe kompania do të të paguajë për demet e shkaktuara nga aksidenti por nuk është gjithmonë kështu.
Kompanitë e sigurimit bëjnë shumë premtime të cilat nuk i mbajnë. Në çdo lloj aksidenti automobilistik, kompanisë i ikin shuma të mëdha parash prandaj dhe ato përpiqen t’i mohojnë dëmet reale të aksidenteve rrugore. Në këto raste juve ju nevojitet me patjetër një avokat. Kur sapo ju ka ndodhur një aksident, gjithmonë kini parasysh këto pika:

  • Telefononi dhe merrni menjëherë një avokat.
  • Shoqëritë e sigurimit përdorin çdo lloj metode që të paguajnë sa më pak.
  • Asnjëherë mos firmosni ose nënshkruani dokumentacionin nga kompanitë e
    sigurimit në rast aksidenti pa kontaktuar më parë me një avokat.
  • Kini kujdes kur i jepni informacion të detajuar dhe konfidencial llamarinistit
    ose mekanikut i cili po te rregullon makinën.

 

  • A duhet pajisur me leje drejtimi për përdorimin e motorit elektrik?

Edhe pse shumë njerëz nuk janë në dijeni, përdorimi i motorëve elektrik në shumë raste përben vepër penale dhe dënohet me burg. Ligji parashikon se për motomjetet, ku bëjnë pjesë edhe motorët elektrike si më poshtë, duhet të pajiseni me leje drejtimi për t’i drejtuar ata. Motomjet quhet edhe motori elektrik i cili ka ose shpejtësi mbi 50 kmh , ose dy ndenjëse ose fuqi motorike mbi 4 kw.

Në nenin 52 pika 4, të ligjit nr. 8378, dt. 22.07.1998, Kodi Rrugor, parashikohet se:
1. Ciklomotorët janë mjete me motor, me dy ose tre rrota që kanë këto
karakteristika:

  • Motor me cilindrate jo më të mëdha se 50 cc
  • Aftësi lëvizëse mbi rrugë horizontale me një shpejtësi deri në 50 km/h, n.q.s. është motor me djegie të brendshme
  • Ndenjëse njëvendëshe që nuk lejon transportin e një njeriu tjetër përveç drejtuesit të mjetit
  1. Ciklomotorët me tri rrota të cilët përdoren për transport mallrash, peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë dhe përmasa gabarit nuk mund të jenë më të mëdha se sa kufijtë e përcaktuar me udhëzim të veçantë të Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, në përputhje me normativat e Komunitetit Evropian.

3- Karakteristikat, për të cilat bëhet fjalë në pikat 1 dhe 2, janë karakteristikat konstruktive të mjetit. Në aktet në zbatim janë përcaktuar kriteret për përcaktimin e karakteristikave të sipërtreguara dhe mënyrat për kontrollin e tyre, si dhe udhëzimet teknike për verifikimin e tyre me gjendjen faktike.

4- Mjetet e mësipërme kur e kalojnë kufirin e përcaktuar, qoftë dhe për njërën prej karakteristikave të treguara në pikat 1 dhe 2 konsiderohen motomjete.

Me ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor me ligjin nr. 175/2014, në nenin 115 pika  përcaktohet kategorizimi i lejeve të drejtimit për motomjetet dhe automjetet, ndërsa në nenin 123 pika 2/ë, vlefshmëria e tyre.

Neni 115 pika 3 për kategorinë AM parashikon se motomjet quhen: “Çiklomotorët me dy rrota, kategoria L1, me shpejtësi maksimale më të madhe se 25 km/h dhe jo më shumë se 45 km/h; fuqia cilindrike e të cilit është më e vogël apo e barabartë me 50 cm3 nëse është me djegie të brendshme, apo fuqia maksimale e vazhdueshme është më e vogël apo e barabartë me 4 kw për motorët elektrike.’’

 

Ndërsa neni 123 pika 2/ë për vlefshmërinë e leje drejtimit parashikon: ‘’Lejedrejtimi e kategorisë B është e vlefshme në territorin kombëtar për të drejtuar mjete rrugore me tri rrota me fuqi më të madhe se 15 kw si dhe motomjetet e kategorisë A1, me kusht që mbajtësi i lejedrejtimit të jetë të paktën 21 vjeç.’’


Pra, për të drejtuar një motomjet apo një motor elektrik si më sipër është e nevojshme të kaloni një provim të kontrollit të njohurive teorike dhe pas provës së verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes, ju mund te pajiseni me lejedrejtim.

Si të fitosh pronën me ligj në Shqipëri?

Me ardhjen e demokracisë dhe me reformimet e ndryshme ligjore lidhur me pronën e paluajtshme, në Shqipëri u aplikuan shumë mënyra për përfitimin e pronës ku në bazë të ligjit institucionet shtetërore kishin të drejtën ta jepnin këtë pasuri kryesisht falas ose me një pagese modeste të papërfillshme. Kjo së bashku me moszbatimin e ligjit në mënyrë të drejtë krijoi një konfuzion, pabarazi të madhe dhe një plage shoqërore social-ekonomike të lidhur drejtpërdrejt me pronën.

Më poshtë po paraqesim mënyrat e fitimit të pronësisë në 30 vite në Shqipëri të cilat janë:

  1. Kthim kompensim pronash
    2. Ligji 7501 i vitit 1991
    3. Privatizim i truallit dhe objekteve shtetërore
    4. Privatizim Banese
    5. Vendim gjykate njohje
    6. Lista e trojeve 001
    7. Pagesë qiraje për 99 vjet
    8. Legalizim
    9. Koncesion
    10.Parashkrim fitues
    11.Regjistrim i trojeve në hipoteke
    12.Investim strategjik shq 1 € m2

Pra, në bazë të ligjit për të njëjtën pronë mund të ketë edhe 12 pronarë në të njëjtën kohë. Për shkak se kjo e bën pronën tuaj shumë të pasigurt, ju gjithmonë keni nevojë të konsultoheni me një avokat.

Si mund të aplikoj për regjistrim martese të kryer jashtë Shqipërisë?

Shtetasit shqiptarë dhe të huaj që kane lidhje me një shtetas shqiptar dhe që duan të regjistrojnë në gjendjen civile në Shqipëri martesën e tyre për të kryer procedurën e regjistrimit të martesës duhet të veprojnë si më poshtë:

Si fillim, duhet të hapet një adresë përdoruesi në faqen e https://e-albania.al. Aty mund të aplikohet për regjistrimin e martesës. “Aplikimi për regjistrimin e martesës” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson shtetasve shqiptarë të dërgojnë online një kërkesë për regjistrim martese, për ta dorëzuar më pas me postë ose personalisht dokumentin e lidhjes së martesës. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të ambasadës/konsullatës, qytetarët njoftohen me anë të e-mail-it apo nëpërmjet numrit të telefonit për statusin e aplikimit.

Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti online:

  • Certifikata e martesës, lëshuar nga autoritetet e huaja (e legalizuar ose
    pajisur me vulë apostile)
  • Dokumenti i përkthimit i certifikatës së martesës, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile (nëse nuk e legalizoni apo apostiloni përkthimin e certifikatës, kërkohet që përkthimi në gjuhën shqipe të kryhet në konsullatë ose nëse është kryer përkthimi nga përkthyes të licensuar, duhet që konsulli të lëshojë “vërtetim përkthimi” )
  • Dokumente identifikimi, si pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letërnjoftimi e bashkëshortëve
Hapat e procedurës
  1. Identifikohuni në portalin e-albania.
  2. Zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrim martese”.
  3. Klikoni butonin “Përdor”.
  4. Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues.
  5. Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin “Kërko”.
  6. Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për asistencën që kërkohet.
  7. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t’ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment).
  8. Dorëzoni me postë ose personalisht, dokumentin e lidhjes së martesës.
  9. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të ambasadës/konsullatës, do të njoftoheni me anë të e-mail-it apo nëpërmjet numrit të telefonit.

 

Si të merrni leje qëndrimi në Shqipëri?

 

Nëse dëshironi të jetoni ligjërisht në Shqipëri juve ju nevojitet një leje qëndrimi. Nëse aplikohet për vizë, duhet përcaktuar lloji i vizës. Nëse është vizë pune do bëhet kontratë pune ose hapje personi juridik. Më pas aplikohet dhe merret leja e punës si dhe leja e qëndrimit. Në përgjithësi dokumentet që duhen janë: pasaportë, dëshmi penaliteti, certifikate regjistrimi, leje pune, sigurim shëndetësor, kontrate
qiraje për aktivitetin dhe banesën, etj.

I huaji mund të qëndrojë në Republikën e Shqipërisë për një periudhë afatshkurtër, për një periudhë të përkohshme, si dhe të përhershme. Qëndrimi për një periudhë afatshkurtër nuk mund të kalojë afatin 90 ditë për 180 ditë, në bazë të vizës së  lëshuar apo hyrjes pa vizë, përjashtuar kur përcaktohet ndryshe në këtë ligj ose në marrëveshje të njohura nga Republika e Shqipërisë. Qëndrimi për një periudhë të përkohshme dhe të përhershme mund të realizohet vetëm nëpërmjet pajisjes së të huajit me leje qëndrimi.

Llojet e lejeve të qëndrimit

Autoriteti përgjegjës për kufirin dhe migracionin pajis me njërën nga llojet e lejeve të qëndrimit të mëposhtme të huajt, të cilët kërkojnë të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë për një afat më shumë se 90 ditë në 180 ditë dhe që plotësojnë kushtet e përcaktuara në këtë ligj:
a) leje qëndrimi e tipit “A”, jo e ripërtëritshme, e cila i jep të drejtën mbajtësit të qëndrojë në Republikën e Shqipërisë brenda afatit kohor për të cilën ajo lëshohet;
b) leje qëndrimi e tipit “B”, e ripërtëritshme, e cila lëshohet me afat të përcaktuar dhe i jep të drejtën mbajtësit të hyjë, të qëndrojë dhe të dalë në/nga Republika e Shqipërisë brenda afateve të përcaktuara në të;
c) leje qëndrimi e tipit “C”, e cila lëshohet me afat të përhershëm dhe i jep të drejtën mbajtësit të hyjë, të qëndrojë dhe të dalë në/nga Republika e Shqipërisë;
ç) leje qëndrimi e tipit “S”, e ripërtëritshme pas një ndërprerjeje 6-mujore, e cila lëshohet për punëtorët stinorë dhe i jep të drejtë mbajtësit të hyjë, të qëndrojë dhe të dalë në/nga Republika e Shqipërisë brenda afateve të përcaktuara në të;
d) leje qëndrimi “Kartë Blu AL”, e ripërtëritshme, e cila lëshohet me afat përcaktuarvetëm për punonjës me kualifikim të lartë dhe i jep të drejtën mbajtësit të hyjë, të qëndrojë dhe të dalë në/nga Republika e Shqipërisë brenda afateve të përcaktuara në të;
dh) leje qëndrimi “Kartë Blu AL-C”, e cila lëshohet me afat të përhershëm vetëm për
punonjës me kualifikim të lartë dhe i jep të drejtën mbajtësit të hyjë, të qëndrojë dhe të dalë në/nga Republika e Shqipërisë. Forma dhe përmbajtja e lejeve të qëndrimit miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Lëshimi i lejes së qëndrimit

I huaji, i cili ka hyrë dhe qëndron në Republikën e Shqipërisë me një vizë qëndrimi afatgjatë, të tipit “D”, ose ai që hyn pa vizë, brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj, ose në marrëveshje ndërkombëtare, i bën një kërkesë autoritetit vendor përgjegjës për kufirin dhe migracionin, për t’u pajisur me leje qëndrimi. Motivi i lejes së qëndrimit duhet të përputhet me motivin e vizës, me të cilën i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë.

Në rastin e marrëveshjeve ndërkombëtare kërkesa për lejen e qëndrimit mund të paraqitet edhe nëpërmjet sistemeve elektronike të parashikuara për këtë qëllim. Kushtet për krijimin dhe funksionimin e këtij sistemi, për paraqitjen e kërkesave për leje qëndrimi, parashikohen me udhëzim të Ministrit të Brendshëm.

Autoriteti shtetëror qendror përgjegjës për trajtimin e të huajve, duke u konsultuar me Shërbimin Informativ të Shtetit, miraton procedurën e pajisjes me leje qëndrimi, ndërsa autoriteti shtetëror përgjegjës në nivel rajonal/vendor për trajtimin e të huajve, pajis të huajin me lejen e qëndrimit.
Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Shërbimit Informativ të Shtetit përcaktohet me udhëzim të përbashkët të këtyre institucioneve.

Leja e qëndrimit, nëse nuk është përcaktuar ndryshe në këtë ligj apo vendim të Këshillit të Ministrave, ose me marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, jepet me një afat:
a) 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit, e cila mund të ripërtërihet jo më shumë se 5 herëradhazi;
b) 2 vjet, e cila mund të ripërtërihet jo më shumë se një herë;
c) 5 vjet, sipas përcaktimeve të këtij ligji;
ç) e përhershme, në rast se i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm për 5 vjet radhazi në Shqipëri dhe ka lidhje ose veprimtari të qëndrueshme në vend. Kërkesa për leje qëndrimi bëhet nga i huaji, sipas kritereve dhe dokumentacionit të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

A duhet të merrni një avokat gjatë intervistës në stacionin e policisë?

Pavarësisht rastit tuaj, nëse kërkoni që një avokat të jetë i pranishëm për t’ju ofruar ndihmë gjatë një interviste në stacionin e policisë, policia nuk mund t’jua refuzojë juve kërkesën. Një të dyshuari të pa përfaqësuar ligjërisht në stacionin e policisë, shumicën e rasteve nuk i jepet një sasi e madhe hollësish përpara se të merret në intervistë nga policia në lidhje me veprën penale për të cilën është duke u hetuar. Për të dyshuarin një gjë e tillë mund të jetë problematike pasi ata nuk kanë mundësi të përgatiten për intervistën.

Për shembull, nëse është një pretendim që ka ndodhur disa kohë më parë, të dyshuarit nuk i tregohen datat e pretendimit, deri sa intervista të ketë filluar. Kjo mund të japë përshtypjen se i dyshuari me qëllim përpiqet që të jetë i paqartë apo edhe mashtrues edhe pse ky nuk është qëllimi i të dyshuarit. Një shembull tjetër është kur një i dyshuar ka një mbrojtje ligjore më se të vlefshme, por nuk di se si ta shprehte atë. Në qoftë se diçka është thënë gjatë intervistës, është shumë e vështirë për ta riparuar dëmin e shkaktuar.

Zbulimi i detajeve rreth pretendimit të bërë para intervistës është një nga fazat më të rëndësishme të procesit të intervistës. Një avokat është në gjendje t’i bëjë pyetje policisë para se policia të vazhdojë me intervistën. Avokati mund të konstatojë në mënyrë sa më të saktë nëse policia ka prova apo jo. Prania e një avokati bën mund të ketë një ndikim të madh për sa i përket faktit nëse i dyshuari do të paditet apo jo.

Policia preferon të intervistojë të dyshuar të cilët nuk kanë avokatë të pranishëm gjatë intervistës. Ata mund të bëjnë çfarëdolloj pyetjeje që dëshirojnë. Ata e dinë seshumica dërrmuese e të dyshuarve nuk është në gjendje që të vlerësojë ndryshimin midis një pyetjeje të duhur dhe një të papërshtatshme dhe gjithashtu nuk dinë të dallojnë nëse një shkelje e procedurave po ndodh.

 

Intervistat në stacionin e policisë mund të jetë të frikshme. Një avokat kompetent që përfaqëson interesat tuaja në një moment të tillë do ju ndihmojë shumë në lehtësimin e kësaj barre. Po ashtu avokati bën të mundur mbrojtjen sa më të mirë të çështjes suaj.

 

 

 

 

Si të zgjidhni avokatin e duhur për çështjen tuaj?

Një avokat duhet të ketë një sërë aftësish që të jetë në gjendje t’ju mbrojë ju denjësisht në gjykatë. Ai duhet të flasë shumë qartë dhe të jetë i vendosur në atë që thotë. Ai gjithashtu duhet të jetë në gjendje të rikujtojë detaje rreth dokumenteve ligjore.

  1. Organizimi
    Fillimisht, një avokat duhen të ketë aftësi organizative. Kur një avokat po përgatit një çështje, ai merr informacione të detajuara në lidhje me çështjen dhe më pas filtron ato më të rëndësishmet të cilat hyjnë në punë gjatë përballjes në gjykatë. Disa avokatë mund të kenë asistentë që mbledhin të dhënat.
  2. Aftësia për të mbajtur mend
    Për t’u bërë avokat nevojiten shumë vite studime, kohë gjatë së cilës sasi të mëdha informacioni duhet të asimilohen. Shkolla e avokatisë ka nevojë për aftësi shumë të mira memorizuese dhe e njëjta gjë dhe për profesionin. Një avokat i mirë duhet të jetë i aftë të mbajë mend shembuj të çështjeve të ndryshme, precedentëve të ndryshëm, etj.
  3. Aftësi analizuese
    Avokatet duhet të kenë aftësi shumë të mira analizuese. Ai duhet të jetë aq i vëmendshëm dhe aq analitik sa të mund të lexojë mes rreshtave për të gjetur të dhëna shumë të rëndësishme. Përveç, kësaj, avokatët duhet të kenë aftësinë për t’u përqendruar dhe treguar durim.
  4. Objektiviteti

Një cilësi shumë e rëndësishme që duhet të ketë një avokat është objektiviteti. Ligji merret me njerëzit dhe avokati duhet të dijë të bëjë ndryshimin mes emocioneve dhe fakteve. Edhe pse mund të jetë shumë e rëndë të përballeni me prindër që janë duke derdhur lot në një sallë gjyqi, një avokat duhet të dijë të distancohet në mënyrë që të dallojë më qartë faktet.

 

  1. Komunikimi
    Të jesh i komunikueshëm është një parim bazë që çdo avokat duhet të ketë. Një avokat duhet t’i thjeshtojë gjërat për klientët e tij deri në atë masë që çdo kush të arrijë të kuptojë se ç’po ndodh. Gjithashtu, një avokat duhet të jetë në gjendje të shkruajë dokumente ligjore shumë të qarta.